Mungesa e Ndong te Tirana, trajneri Shehi duhet të improvizojë në krahun e majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2026 | 14:05

Mungesa e Ndong te Tirana, trajneri Shehi duhet të improvizojë në krahun e majtë

Problemet për Tiranën vazhdojnë në prag të sfidës së radhës.ndong

Bazilio Ndong nuk është stërvitur sërish me skuadrën, duke konfirmuar se mungesa e tij do të zgjasë. Mbrojtësi i majtë pritet të rikthehet vetëm pas rreth tre javësh, ndërsa dëmtimi konsiderohet serioz dhe kërkon kohë për rikuperim të plotë. Kjo situatë e vendos trajnerin Orges Shehi përballë një zgjidhjeje të detyruar.

Në këto kushte, Tirana duhet të improvizojë në krahun e majtë të mbrojtjes, duke zhvendosur një lojtar nga një repart tjetër ose duke i besuar një alternative më pak të aktivizuar deri tani. Mungesa e Ndongut pritet të ndikojë në ekuilibrat e prapavijës, sidomos në një moment delikat të sezonit, ku çdo ndeshje ka peshë vendimtare.

PANORAMASPORT.AL