Postuar: Prill 27, 2026 | 20:05
Moviola/ Pretendime nga Bylisi për penallti, VAR tregohet vendimtar ndaj Teutës
Sfida mes Bylisit dhe Teutës nuk ka kaluar pa polemika, me dy episode të rëndësishme që kanë ndezur diskutime gjatë dhe pas ndeshjes. VAR-i dhe gjykimi në fushë kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke ndikuar drejtpërdrejt në emocionet dhe rrjedhën e takimit.

Minutat 57-61: Teuta gjen barazimin me Zhongon. Pas katër minutash, VAR e anulon për pozicion të dukshëm jashtë loje. (VIDEO)
Minuta e 72-të: Te Bylisi ka pretendime për penallti për prekje të topit me dorë të Boçit. Gjyqtari Jorgji vazhdon lojën. Vendim i diskuturshëm, pasi krahu është hapur, por topi mund të ketë rënë në sup. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













