Postuar: Dhjetor 15, 2025 | 16:36
Moviola e Vora-Elbasani/ Gjithçka nën kontroll, por falet një i kuq
Vora-Elbasani në tërësi ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga gjyqtarët, edhe pse nuk munguan kontestimet.

Gjithsesi, për moviolë mund të evidentohet vetëm një rast.
Minuta e 62-të: Prestigj ndërhyn ndaj Ben Shimon, duke rrezikuar kartonin e dytë të verdhë. Gjyqtari e fal, sepse futbollisti i Vorës meritonte të verdhën e dytë, por që gjithsesi edhe ky moment kaloi pa pretendime.
PANORAMASPORT.AL













