MOVIOLA E VLLAZNIA-FLAMURTARI/ Dy raste për diskutim, shkodranët u ankuan kot
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit nuk mungoi me momente vendimtare që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Gjyqtarët u përballën me situata të diskutueshme në zonën e rreptësisë, ndërsa lojtarët kërkonin 11-metërsha për çdo kontakt. Moviola e këtij takimi evidenton vendimet kryesore dhe momentet ku VAR-i ose gjyqtari kryesor, Juxhin Xhaja, duhej të vendoste me kujdes.
MINUTA E 22-të – Penallti për Vllazninë. Gurishta pason në qendër për Malën, ndërsa Janku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj futbollistit të shkodranëve brenda zonës. Gjyqtari kryesor Juxhin Xhaja nuk ka asnjë dyshim dhe akordon menjëherë 11- metërshin. Vendim i drejtë i gjyqtarit, pasi kontakti është i qartë dhe ndodh brenda zonës.
SHIH VIDEON
MINUTA E 64-t – Pretendime për penallti nga Vllaznia. Shkodranët protestojnë për një kontakt mes Malës dhe Markut, duke kërkuar një tjetër penallti. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Nga pamjet duket se mund të ketë kontakt, por ndërhyrja ndodh jashtë zonës, ndaj vendimi për të mos dhënë penallti është i saktë. Nuk ka 11-metërsh.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













