MOVIOLA E SUPERIORES/ VAR-i shpëton Koçin, Hamiti dhe Xhaja në “gjumë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2025 | 19:06

MOVIOLA E SUPERIORES/ VAR-i shpëton Koçin, Hamiti dhe Xhaja në “gjumë”

Kjo javë në Superiore pa të jepeshin 4 penallti gjithsej, ku vetëm njëra u akordua nga gjyqtari i fushës, ndërkohë në rastet e tjera si Andi Koçi me dy 11-metërsha në Elbasani-Partizani dhe Enea Jorgji në Tirana-Dinamo, u ndihmuan nga VAR-i. Ndërkohë i pavëmëndshëm Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja në Bylis-Skënderbeu pasi mungon një penallti për ballshiotët. Ky i fundit ka patur ngarkesë këtë javë, pasi përveçse në Ballsh, ka qenë në VAR edhe në ndeshjen Laçi-Vllaznia.

andi koci

ELBASANI-PARTIZANI 2-0
GJYQTARË: A. Koçi (Durrës), O. Grabova, S. Met’hoxha (Fier); VAR: A. Doda (Tiranë)/ AVAR: A. Beqiraj (Tiranë);
Ndeshja mes Elbasanit dhe Partizanit u vendos nga dy penallti për vendësit, të cilat në të dyja rastet e gjetën “në gjumë” kryesorin Andi Koçi. Ai u ndihmua nga Doda dhe Beqiraj në VAR. Po ashtu për t’u diskutuar është edhe një moment i kartonit të kuq të akorduar për Mehmetin, i pari për një protestë për një faull të shkaktuar nga mesfushori dhe i dyti sërish për një faull brenda një minute.
14′ Koçi ndëshkon me karton të verdhë Prekën për një mbajtje të kundërshtarit në gjysmëfushën e Elbasanit. Ky moment ishte edhe detaji ku Abilaliaj u kap pas ndeshjes. Duhet thënë se ky karton mund të shmangej nga ana e gjyqtarit, ose të mbahej i njëjti standard si në rastin e Mustës që bën një faull taktik kur Partizani po dilte në sulm dhe nuk e ndëshkon me karton të verdhë.
34′ Zhoel rrëzohet në zonë pas një kontakti me Sembene, teksa gjyqtari jep rivënie anësore. Megjithatë, pasi komunikon me dhomën e VAR-it, ku survejonin Dodaj dhe Beqiraj, ftohet të shohë pamjet dhe në pas bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Vendim i drejtë i gjyqtarit pas rishikimit të pamjeve, ku duket se sulmuesi i Elbasanit ka prekur i pari topin dhe ai i Partizanit këmbën. Nuk është ndërhyrje me intensitet, por duket qartë se sulmuesi i ka marrë kohën dhe ka përfituar nga naiviteti i Sembene.
72′ Mehmeti lë Partizanin me një lojtar më pak në fushë, pasi merr të verdhin e dytë brenda një minute. Tek e para e ka për protesta dhe nuk është e qartë se çfarë i ka thënë gjyqtarit, ndërsa e dyta për një ndërhyrje të ashpër ndaj Arsen Kasës në mesin e fushës. Edhe pse kartonë të marrë në harkun e pak sekondave, duken vendime të drejta të gjyqtarit në fushën e lojës. Duket theksuar se për këtë rast VAR-i nuk mund të ndërhynte, pasi rregullorja nuk e parashikon këtë kur akordohet karton i verdhë.
83′ Zhoel rrëzohet në zonë pas dyluftimit me Sembene. Fillimisht gjyqtari vazhdon lojën, por është VAR që e thërret sërish. Ashtu si në penalltinë e pjesës së parë, kryesori ndërron mendje dhe akordon penallti. Nga pamjet Xhoel prek i pari topin dhe Sembene humbet kohën, ndërsa sfera shkon në duart e Qirkos. Situata duket e ngjashme me penalltinë e parë. Dinakëri e sulmuesit dhe shkujdesje e mbrojtësit.

TIRANA-DINAMO 1-4
GJYQTARË: E.Jorgji (Elbasan), D.Rexha (Tiranë), R.Çokaj (Lezhë); VAR: F.Lata (Durrës), E.Rusta (Elbasan);
Enea Jorgji nuk hasi vështirësi për të mbajtur derbin mes Tiranës dhe Dinamos. Vendimet e tij ishin të drejta, ndërsa te penalltia për bardheblutë u bë protagonist VAR-i, ku ishte Florian Lata.
7-11′ Jorgji thirret nga VAR-i, pasi te gjuajtja e Zharmunit duket se ka një devijim të lehtë me dorë nga Aliji. Pasi sheh disa herë pamjet, kryesori jep penallti në favor të Tiranës. Shumë e vështirë për të dalluar prekjen e Alijit dhe më shumë duket një penallti bujare.
14′ Dinamo barazon rezultatin, por ka pretendime për pozicion jashtë loje nga Tirana. Meta në fakt mban në lojë Zabërgjën dhe vendimi i arbitrave në fushë është i drejtë.

BYLIS-SKËNDERBEU 0-3
GJYQTARË: E.Hamiti (Lezhë), A.Zalla, R.Avdo (Tiranë); VAR: J.Xhaja (Tiranë) AVAR: O.Yzeiraj (Patos);
Në ndeshjen mes Bylisit dhe Skënderbeut, kur rezultati ishte ende i paprekur, gjyqtari Hamiti nuk ka dhënë një penallti në favor të Bylisit. E çuditshme është edhe pas protestave të vendësve, VAR-i nuk hyn në lojë.
11′ Bylisi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Bismark, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti. Nga pamjet duket se topi preket me dorë nga lojtari mik dhe dora nuk është në pozicion natyral, por nuk ndërhyn as VAR. Ka protesta nga vendësit, në fushë dhe tribuna, por loja vijon. Gjyqtari ka gabuar për rastin në fjalë.

LAÇI-VLLAZNIA 2-2
GJYQTARË: K.Barjamaj, A.Koçiaj, M.Shazivari (Tiranë) VAR: J.Xhaja, AVAR: O.Kuka (Tiranë);
Ky takim gjykohej nga kryesori Kreshnik Barjamaj i cili u tregua i saktë në të vetmin rast që kishte për moviolë kjo ndeshje.
24′ Pas një zbritjeje nga krahu i majtë, Myrta hyn në zonë dhe aty haset me ndërhyrjen me kohë vonesë të Bajramit që shkakton penallti. Vendim i saktë i kryesorit të takimit.

EGNATIA-TEUTA 1-1
GJYQTARË: A.Beqiraj, A.Shkreta, E.Spahiu (Tiranë) VAR: K.Bajramaj (Tiranë), I.Myrta (Shkodër)
23′ Egnatia kalon në avantazh, teksa Teuta pretendon se ka faull në mesfushë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjithçka konfirmohet se gjyqtari ka vendosur drejt dhe goli është i rregullt. Nuk ka faull.

PANORAMASPORT.AL