Moviola e Partizani-Egnatia/ Pretendime për penallti, Aleksi humbet qetësinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2026 | 8:16

Moviola e Partizani-Egnatia/ Pretendime për penallti, Aleksi humbet qetësinë (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias në “Arenën e Demave”, e fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-0, solli edhe shumë raste të diskutueshme që patën nevojë për moviolë. Nga pretendimet për penallti, te ato të akorduara dhe më pas të anuluara, kartoni i kuq i Aleksit e shumë të tjera, sistemit VAR iu desh të ishte në shumë raste protagonist.GJK_1503-768x512

17′ Egnatia pretendon për penallti. Haime rrëzohet në zonë pas dyluftimit me Kolën, por gjyqtari Bylykbashi ishte i bindur në vendimin e tij. Karton i verdhë për simulim për lojtarin e rrogozhinasve, teksa edhe VAR, me një kontroll të shpejtë, konfirmoi vendimin e arbitrit në fushë. (VIDEO)

34′ Skuka lëviz bukur në zonën e Egnatias dhe në fund rrëzohet pas kontaktit me Haime. Gjyqtari Bylykbashi akordon 11-metërsh për vendasit, mirëpo nga salla e VAR-it thërrasin arbitrin për të rishikuar pamjet. Në fund, Bylykbashi ndërron mendim. (VIDEO)

67′ Sidibe futet në zonën e Egnatias dhe me lëvizjet e tij të shpejta mundohet të fitojë epërsi numerike. Sulmuesi rrëzohet pas kontaktit me Alijev, por arbitri Bylykbashi vijon lojën, ndërsa VAR nuk ndërhyn.

68′ Megjithatë, nuk ka kohë për më shumë pretendime për rastin e Sidibes, pasi vëmendja shkon te Aleksi dhe Sembene. Kapiteni i rrogozhinasve humbet qetësinë dhe godet me këmbë në lojë pa top mbrojtësin e Partizanit. Ndërhyn sistemi VAR dhe, pasi njihet me pamjet filmike, arbitri Bylykbashi ndëshkon me karton të kuq mesfushorin. Në dalje, Aleksi bën një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të Partizanit në tribunë, një episod që pritet të kalojë edhe në Komisionin e Disiplinës.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL