Moviola e Partizani-Egnatia/ Penalltia vendosi sfidën, Hamiti dhe VAR-i gabuan (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2025 | 18:32

Moviola e Partizani-Egnatia/ Penalltia vendosi sfidën, Hamiti dhe VAR-i gabuan (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Partizanit dhe Egnatias, e gjykuar nga kryesori Eldorjan Hamiti, pati vetëm një rast të diskutueshëm, që rezultoi vendimtar edhe për fatin e sfidës.partizani egnatiaVendimi i kryesorit duket mjaft i dyshimtë dhe lë vend për polemika.

60’ Duel për topin i Ujkës dhe Kotes në zonë, me Hamitin, që akordon penallti menjëherë nga fusha. VAR-i e rishikon gjatë dhe nuk preferon të thërrasë kryesorin për ta rigjykuar rastin. Pamjet janë pa cilësi, por ajo që të krijon idenë më të pastër është kamera nga pas. Mund të themi se është shumë e dyshimtë, por më së shumti anon te një gabim i Hamitit dhe VAR-it më pas. Ujka dhe Kote luftojnë për topin, me mesfushorin e Egnatias që vendos fillimisht këmbën për ta devijuar sferën (nuk duket qartë nëse e ka devijuar) dhe më pas Kote me një rrëshqitje të këmbës kërkon t’i marrë hapësirën për t’u vendosur para Ujkës dhe për të marrë më pas topin në zotërim. Për të shmangur kontaktin, Ujka kërcen dhe hidhet në tokë. Më së shumti ngjan me një faulli të mesfushorit të Partizanit, që nuk orientohet te topi, por te zënia e hapësirës së kundërshtarit. (VIDEO) + (VIDEO)

90’ Ka një moment të dyshimtë për penallti në favor të Egnatias për prekje me dorë të Bintsukës. Pamjet tregojnë se dora ka qenë e mbyllur dhe penalltia nuk ekziston. Vendim i drejtë i Hamitit.

PANORAMASPORT.AL