Postuar: Janar 20, 2025 | 21:12
MOVIOLA E LAÇI-BYLIS/ Arbitrat në fushë gabuan rëndë për një gol, për fat ishte VAR-i
Ndeshja e zhvilluar në Laç mes vendasve dhe Bylisit pati vetëm një episod, ku arbitrat në fushë gabuan. U desh ndërhyrja e teknologjisë së goli i parë i Berkos të akordohej i rregullt, pasi ishte anuluar më parë për pozicion jashtë loje.

25’ Berko mposht portierin Molla me një gjuajtje të saktë. Fillimisht njëri nga anësorit prish festën e sulmuesit të ballshiotëve për pozicion jashtë loje, por VAR-i ndërhyn dhe akordon golin si të rregullt. Pamjet tregojnë se në momentin e pasimit të Përgjonit, Berko është në pozicion të rregullt.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













