Moviola e Elbasani-Tirana/ Dy raste të diskutueshme, Hamiti tregohet korrekt në supersfidën e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2025 | 18:25

Moviola e Elbasani-Tirana/ Dy raste të diskutueshme, Hamiti tregohet korrekt në supersfidën e javës

Dy janë rastet për moviolë në sfidën mes Tiranës dhe Elbasanit. Te goli i bardhebluve, Hamiti tregohet i saktë, ashtu si edhe te momenti i një penalltie. Ndeshje perfekte e arbitrit të FIFA-s.

Screenshot 2025-04-01 182351

Minuta e 11-të- Pas një harkimi në zonë nga e djathta, Ernest ul topin me Përgjonin, i cili ndjek mirë aksionin dhe çon sferën në rrjetë. Pamjet shihen me VAR për pozicionin e Soler gjatë aksionit, por Hamiti mban vendimin e fushës. Edhe pse për siguri shkon të shohë pamjet më VAR. Vendim i drejtë i gjyqtarëve. (VIDEO) (VIDEO)

Minuta e 20-të: Vera shtyn Lajthinë në zonë, me këtë të fundit që rrëzohet dhe pretendon penallti. Kontakti nuk mungon, por jo në pikën ku të akordohet 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL