Moviola e Egnatia-Flamurtari/ Mungon një i kuq, VAR-i kthen ekipet në fushë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 8:43

Moviola e Egnatia-Flamurtari/ Mungon një i kuq, VAR-i kthen ekipet në fushë (VIDEO)

Në sfidën Egnatia-Flamurtari gjyqtari Laver Alla ka bërë dy gabime, njërin e ka rregulluar VAR-i dhe tjetrin i kuqi është falur, pasi nuk është kapur nga teknologjia.GFJ

MINUTA 40: Moment i dyshimtë në zonën e Flamurtarit. Një gjuajtje e Xhemajlit devijohet me krah nga Çantakias e më pas Aleksovski e grushton në këndore. Vendasit kërkojnë penallti, gjyqtari Alla bën shenjë që loja të vazhdojë me këndore. Vendim i drejtë (VIDEO)

MINUTA 45+4: Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Flamurtarit. Gjyqtari Alla kthen edhe një herë lojtarët në fushë dhe më pas sheh një pamje në VAR për aksionin e fundit, ku Xhemajli ndërhyri ndaj Bintsukës. Kryesori, pas rishikimit të pamjeve, i tregon kartonin e kuq futbollistit të Egnatias. Gabim i gjyqtarit që mbyll pjesën e parë para kohe. (VIDEO)

MINUTA 59: Sota godet me brryl Maksutin në mesfushë. Alla vazhdon lojën, më pas kthehet dhe ndëshkon me të verdhë mbrojtësin e Egnatias. Sota duhej të ndëshkohej me të kuq. Gabim i gjyqtarit dhe sistemit VAR. (VIDEO)

MINUTA 80: Fernando i afrohet supergolit me një gjuajtje nga gjysmëfusha e tij, Aleksovski devijon sferën me vështirësi në traversë. Aksioni më pas vijon me topin që shkon te Xheferson, i cili gjuan nga jashtë zonës, duke detyruar Aleksovskin të devijojë mbi traversë. Gjyqtari Alla ftohet të shohë një kontakt mes Adjesa dhe Çantakias në zonë gjatë aksionit për penallti të mundshme, por ai merr vendimin se ishte faull në favor të Flamurtarit. (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL