Moviola e Egnatia-Dinamo/ Jorgji “humbet” penalltinë, VAR konfirmon vendimet (VIDEO)
Dinamo fitoi me përmbysje Superkupën e Shqipërisë, duke mundur në finale Egnatian.
3 golat e shënuar nga blutë, mjaftuan që të zhvlerësojnë avantazhin e pjesës së parë të Egnatias, ndërkohë që gjyqtarët bënë një punë relativisht të mirë, duke hequr 2 minutat e fundit. Jorgji lejoi lojën e rregullt pas një goditjeje në zonë, por pas rishikimit të vendimit me VAR, akordoi penallti për Dinamon.
15’ Dinamo pretendon për penallti pasi goditja e Karambas ndalet nga Fernando i cili fillimisht e bllokon me këmbë e më pas me dorë. Në momentin që topi prek në dorë, lojtari ishte jashtë zone por edhe distanca mes këmbës dhe dorës ishte shumë e ngushtë, ku Jorgji konsultohet me VAR-in por konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO)
38’ Bakajoko shënon golin për 2-0 për Egnatian, por asistenti akordon pozicion të parregullt. Pak sekonda më vonë, vendimi i asistentit konfirmohet edhe nga VAR, ku sulmuesi duket më i avancuar. (VIDEO)
59’ Dinamo shënon golin e dytë me anë të Nanit, teksa mbrojtja e Egnatias kërkon pozicion të parregullt. Nga pamjet filmike, duket sulmuesi që vjen pas shpinës së mbrojtjes dhe goli është i rregullt. (VIDEO)
93’ Qardaku tenton portën por topi ndalet me dorë nga njëri prej mbrojtësve, megjithatë Jorgji bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë. Pak sekonda më vonë, VAR kërkon Jorgjin që të rishohë aksionin dhe pas disa sekondave, ndryshohet vendimi duke u akorduar penallti. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













