Moviola e Bylis-Laçi/ Dy raste, VAR-i korrigjon gabimet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2025 | 12:01

Moviola e Bylis-Laçi/ Dy raste, VAR-i korrigjon gabimet (VIDEO)

Në ndeshjen e Ballshit kanë qenë dy raste. Gjithsesi, gjyqtari Eldorjan Hamiti dhe ndihmësit e tij janë korrigjuar nga teknologjia, për të marrë vendime të drejta.LACI BYLISMinuta e 3-të: Gjyqtari Hamiti akordon penallti në favor të Laçit, pasi pretendohet për prekje të topit me dorë nga Ilieski gjatë një sparkate në zonë. Ndryshon mendim kryesori lezhjan pas rishikimit me VAR. Nga pamjet duket qartë që mbrojtësi i Bylisit e kap topin në anësore të trupit, që më pas shkon në kraharorin e tij.  (VIDEO)

Minuta e 55-të: Berko tund rrjetën, por festa nuk zgjat aspak, pasi lojtari i Bylisit ndodhej në pozicion jashtë loje. Në fakt, pozicioni është dukshëm i parregullt.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL