Moviola e Bylis-Elbasani/ Tri raste të diskutueshme, Koçi acaron ballshiotët (VIDEO)
Ndeshja e gjykuar nga durrsaku Andi Koçi pati tri momente, ku u pretendua për penallti, dy herë nga elbasanasit dhe një herë nga ballshiotët.

59′ Ka pretendime për penallti tek Elbasani, kryesori vijon lojën. Miqtë reklamojnë një prekje të topit me dorë nga Përgjoni pas krosit në zonë, por duket se dora e mesfushorit është ngjitur me trupin. I drejtë vendimi i arbitrit. (VIDEO)
74′ Ka irritim te ballshiotët në fushë dhe në tribuna. Kasa ndërhyn në zonë nga prapa ndaj Përgjonit dhe më pas Lulaj pengon Malomon, i cili ka topin në zotërim. Vendësit kërkojnë penallti, por kryesori vazhdon lojën dhe as VAR-i nuk ndërhyn. Moment shumë i dyshimtë. (VIDEO)
87′ Olberkis kërkon penallti, kryesori Koçi vijon lojën. Ndërhyrja është jashtë zone dhe pamjet u japin të drejtë gjyqtarëve. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













