Moviola Dinamo-Laçi/ Dy episode të dyshimta, Çelaj i zgjidh vetë
Kjo përballje ka pasur dy momente te dyshimta, penalltia e dhënë për Dinamon dhe ajo e pretenduar nga Laçi. Të dyja momentet janë zgjidhur në fushë nga kryesori Ermis Çelaj.

66’ Penallti për Dinamon. Nani hyn në zonë nga e djathta dhe pas një shtyrje të Limës humb ekuilibrin dhe rrëzohet, duke mos gjuajtur si duhet. Kryesori nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë, pavarësisht protestave të kurbinasve. Për të qenë i sigurt merr edhe konfirmimin nga VAR-i. Prekja është e lehtë, për Çelajn mjafton për penallti.
79’ Melo gjuan drejt portës pak hapa larg saj, topi ndalet nga Teqja dhe më pas nga Dita. Kurbinasit pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Dita, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Merr edhe një konfirmim nga VAR-i për këtë vendim. Një moment shumë i dyshimtë, pasi edhe pamjet nuk janë shumë të qarta.
PANORAMASPORT.AL













