MOVIOLA/ Dinamo ka dy pretendime për penallti ndaj Egnatias, VAR-i lë vendimet e fushës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2025 | 8:21

MOVIOLA/ Dinamo ka dy pretendime për penallti ndaj Egnatias, VAR-i lë vendimet e fushës (VIDEO)

Dinamo dhe Egnatia mbyllën javën e 16-të të Superiores në një sfidë që dhuroi 3 gola, por kishte ritëm dhe raste deri në sekondat e fundit. Veç golave, kishte edhe polemika për gjykimin, ku Dinamo pretendon për dy penallti të padhëna.

dinamo egnatia

7′ Qardaku pretendon për një prekje të topit me dorë në zonë nga Xhemajli në momentin e krosimit, teksa duket që topi përplaset në dorën e mbrojtësit, por Xhaja bën me shenjë që loja të vazhdojë. Më pas, thërret dy kapitenët duke iu treguar se dora ishte e mbyllur dhe në pozicion natyral, prandaj akordohet vetëm goditje nga këndi. (VIDEO)

53′ Dejvi Bregu merr krahun nga e majta dhe kroson në zonë për Qardakun që ka një penallti në lëvizje, por topi i tij ndalet nga Dajsinani. Në momentin e krosimit, Aleksi ndërhyn ndaj Bregut i cili kërkon penallti. Xhaja komunikon për disa sekonda me dhomën e sistemit VAR, por i konfirmohet që nuk ka penallti. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL