Morali lart pas fitores me Elbasanin, Daka: Do të shënoj përsëri për Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2025 | 21:36

Morali lart pas fitores me Elbasanin, Daka: Do të shënoj përsëri për Vorën

Vora gjen shpëtimin në Elbasan falë dy kosovarëve nga gjakova ardhur gjatë këtij sezoni pranë klubit kryeqytetas. Ishte fitore shtysë për ekipin debutues të Vorës në mënyrë, që ajo të mbetet brenda objektivave që ka për këtë sezon të parë historik në barazpeshë me të gjitha ekipet elitare.

Screenshot 2025-10-21 213618

Ishte një fitore e bukur, që erdhi nga përmbysja e dizavantazhit, duke rritur adrenalinën për ndeshjet e tjera si te lojtarët, por edhe drejtuesit e kanë pritur me shumë kënaqësi këtë fitore, e cila është e treta sezonale, duke i dhënë një pozicionim të vendit të 6-të duke grumbulluar 10 pikë, ose një pikë më pak se vendi i tretë.

Dy gjakovarë, Dario Daka e Bernard Karrica, dalë nga akademia me trajner Gëzim Daka, ishin protagonistë të kësaj fitoreje me dy golat e tyre, që përmbysën golin e elbasanllinjve në pjesën e parë. Njëri nga protagonistët, Dario Daka, që njëkohësisht është një prej lojtarëve me dy shtetësi shqiptare dhe italiane, në klubin vorak, ishte mjaft i lumtur për golin e shënuar, në prezantimin e 4-t të superiores shqiptare, pasi solli barazimin e përkohshëm të ndeshjes, duke dhënë shpresat vorake për në fraksionin e dytë, që skuadra të arrinte fitoren.

Ai u bë pjesë e Vorës më 30 qershor 2025, duke nënshkruar kontratën njëvjeçare, pasi ka ardhur nga Trapani (Leçe). Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur. “E nuk ka më bukur se sa të debutoj me gol në një stadium, ku kam luajtur edhe me ekipin kombëtar të U-21-shave, siç është “Elbasan Arena”. Unë dëshiroj të shënoj dhe gola të tjerë për Vorën do isha më se i lumtur që këto gola të kishin vlerë më të madhe, atë trepikëshave.

Tek kjo skuadër ndihem mirë, pasi u bë kaq kohë që jemi ambientuar me grupin dhe të gjithë kanë harmoni dhe janë kompakt, ku forca e grupit tek kjo skuadër është një çelës suksesi, pa harruar dhe aftësitë individuale të shumë prej shokëve të mi. Golin ja dedikoj besnikut të klubit të Gjakovës, ishkapiteni i viteve ‘80, Gëzim Daka, i cili aktualisht është dhe zyrtar administrativ i sportit në drejtorinë e kulturës rinisë dhe sporteve të Gjakovës”, ka deklaruar sulmuesi i djathtë i Vorës, 21-vjeçari Dario Daka.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL