Miqësorja speciale ndaj Vllaznisë së Milanos, shkodranët e Edi Martinit triumfojnë me 3 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2025 | 22:00

Miqësorja speciale ndaj Vllaznisë së Milanos, shkodranët e Edi Martinit triumfojnë me 3 gola

Vllaznia e Edi Martinit, zhvilloi mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” një miqësore speciale me skuadrën amatore Vllaznia Elite që është krijuar në Milano. Shkodranët arritën te triumfonin me rezultatin 3 me 0, falë golave të shënuar nga Gruda, Mala dhe Tafili. Vlen të theksohet fakti se pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2 me 0, ndërkohë që Tafili “vulosi” triumfin 3 me 0. 

Vllaznia

Në këtë test miqësor, trajneri Martini, aktivizoi nga minuta e parë, edhe mbrojtësin e huazuar nga Teuta, Artan Jazxhi, i cili me shumë gjasa do të jetë edhe lideri i mbrojtjes shkodrane në aventurën Europiane.  

PANORAMASPORT.AL