Mesfushori i Vorës, Kasalla: Në Durrës për tri pikë, nuk i trembemi askujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 12:47

Mesfushori i Vorës, Kasalla: Në Durrës për tri pikë, nuk i trembemi askujt

Vora, me seancën e djeshme stërvitore i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e radhës kundër Teutës.kasalla voraGjithsesi grupi nuk është i plotë dhe ka mungesa titullarësh, por duke pasur një grup cilësor Vora nuk e ka ndjerë dhe aq shumë, mungesën për të dhënë ndeshje të bukura, pavarësisht, se nuk ka marrë maksimumin prej tyre. Lidhur me këtë takim të rëndësishëm për ekipin debutues të Superiores ka folur për “Panorama Sport” mesfushori me tipare sulmuese, 23-vjeçari krutan Irgi Kasalla.

“Kundër Teutës shkojmë për tre pikë. Grupi nuk është pothuajse i plotë, pasi kemi mungesa të rëndësishme, por Vora ka bërë mirë edhe pa grupin e plotë”, tha ai.

Kasalla shprehet se nuk i trembet askujt skuadra e tij, sepse gëzojnë cilësi të mira të gjithë lojtarët që Vora ka në dispozicion.

“Kemi një grup me lojtarë që gëzojnë cilësi të mira dhe për këtë nuk i trembemi kërkujt”, vazhdoi më tej.

Kasalla e vlerëson kundërshtarin si një ekip i fortë dhe rival për ekipin e Vorës.

“Teuta është një ekip për t’u vlerësuar, pasi ka bërë një fillim kampionati shumë të mirë. Ne e konsiderojmë si një ekip rival për synimet tona”, vazhdoi më tej.

Dhe në fund Kasalla sjell dhe objektivin e synimin e skuadrës së tij në këtë takim.

“Kemi punuar fort gjatë kësaj jave pushimi dhe jemi gati për të marrë tre pikët në Durrës”, mbylli Kasalla.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL