Memushi kthehet te Flamurtari, ja posti që i besohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2025 | 22:21

Memushi kthehet te Flamurtari, ja posti që i besohet

Eqerem Memushi, drejt rikthimit te Flamurtari. ”Panorama Sport” zbulon se ish-trajneri pritet që të marrë një rol drejtues në klub. Burimet bëjnë me dije se Memushi është në planet e Sinan Idrizit për të dhënë kontributin e tij në skuadër. Trajneri që drejtoi Flamurtarin sezonin e kaluar, por që nuk arriti dot që ta ngjiste në Superiore, do të emërohet drejtor i përgjithshëm i skautimit. Për herë të parë, klubi pritet që të ketë një drejtori të posaçme, që do të identifikojë talentet.

MEMUSHI

Ky rol kyç do t’i besohet Eqerem Memushit, i cili do të jetë përgjegjës për zbuluar lojtarë të talentuar, që do të rrisin nivelin dhe cilësinë e skuadrës. Si skaut, Memushi do të mbikëqyrë jo vetëm lojtarë të akademisë, por do të zbulojë edhe elementë në skuadra të tjera brenda apo edhe jashtë vendit. Në veçanti do t’i kushtohet rëndësi elementit vlonjat. Detyra e ish-trajnerit Memushi do të jetë që ata t’i rekrutojë te Flamurtari.

PANORAMASPORT.AL