Me formacion ofensiv ndaj Teutës, Orges Shehi e hedh Tiranën në fushë për 3 pikë
Tirana pritet të zbresë në fushë me një skemë që anon nga sulmi, duke u vendosur në një 4-3-1-2 që mund të shndërrohet gjatë lojës në varësi të zhvillimeve në fushë.

Në portë qëndron Visar Bekaj, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Vera në krahun e djathtë, Halili dhe Kresiç në qendër, si dhe Bazilio Ndong në të majtë, duke sjellë stabilitet dhe dalje të shpejta në fazën ofensive. Në mesfushë, Patrik Mysloviç pritet të jetë pika e ekuilibrit, duke lidhur mbrojtjen me sulmin dhe duke organizuar ndërtimin e lojës.
Përpara tij vendosen Rafael, Alvarez dhe Falaje, të cilët ofrojnë kreativitet dhe lëvizje mes linjave, me synimin për të çarë mbrojtjen e Teutës. Në fazën sulmuese, Tabeku dhe Redon Xhixha formojnë dyshe ofensive.
Xhixha mbetet finalizuesi kryesor i ekipit, ndërsa Tabeku pritet të krijojë hapësira dhe të ndihmojë në kombinime të shpejta në zonën kundërshtare. Ky formacion i jep Tiranës më shumë theks ofensiv, me synimin për të kontrolluar lojën në mesfushë dhe për të goditur shpejt në tranzicion. Nëse reparti sulmues gjen ritmin e duhur, bardheblutë mund të jenë shumë të rrezikshëm ndaj Teutës.

PANORAMASPORT.AL













