“Me Egnatian mund ta kishim fituar”, objektivi i Kërnajës: Ndaj Dinamos vetëm për tre pikët, të them të drejtën kemi rezultate të mira
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, është shfaqur sot para mediave për të folur për ndeshjen e fundit të këtij viti për të kuqtë, derbin ndaj Dinamos. Ai ka theksuar se humbja me Egnatian nuk ka ndikuar në aspektin psikologjik te ekipi dhe objektivi i vetëm mbetet fitorja.

Vini pas një humbje, si e shihni përballjen e ditës së nesërme me Dinamon?
Sigurisht vijmë pas një humbje në ndeshjen ndaj Egnatias ku çunat dhanë maksimumin, luftuan. Ndeshja i kishte të tre rezultatet, siç humbëm, edhe mund të fitonim nëse do të ishim më të qartë përpara portës. Ekipi aty është, do bëjmë sigurisht maksimumin nesër për ndeshjen me Dinamon.
A ka ndikuar në aspektin psikologjik humbja ndaj Egnatias dhe a krijon presion për ndeshjen e nesërme ndaj Dinamos?
Nuk e besoj . Të them të drejtën nuk e besoj që ka ndikuar në aspektin psikologjik, sepse nuk është se ekipi vjen pas rezultateve negative. Në këto 3 muaj kemi rezultate goxha të mira, të themi të drejtën. Do ndodhë ndonjëherë, por do ishte më keq në aspektin psikologjik në rast se lojtarët nuk do kishin luajtur, nuk do kishin dhënë maksimumin. Lojtarët dhanë maksimumin, futbolli i ka të tre rezultatet. Kështu që jemi Ok.
Si e vlerësoni Dinamon si kundërshtare?
Sigurisht Dinamo është një ekip për t’u respektuar. Është me meritë aty ku është, fituese e Kupës në fuqi. Ka elementë të mirë, por sigurisht ne do hyjmë vetëm për 3 pikët.
Synim tjetër?
Asgjë tjetër përveç 3 pikëve, këto na interesojnë ne dhe të vazhdojmë përpara.
PANORAMASPORT.AL













