MBIJETESA NË KATEGORINË E PARË/ Kukësi vazhdon marshimin, ringjallet Lushnja. Shihni golat e dy sfidave mes kartonëve të kuq e realizimeve të çuditshme (VIDEO)
Kukësi dhe Lushnja kanë ndryshuar fatin e luftës për mbijetesë në Kategorinë e Parë me fitoret e sotme që kanë arritur në kampionat.

Kukësi mori një fitore të rëndë ndaj Apolonisë, një rivali direkt, të cilin e mposhti me shifrat 2-0, Peshë të madhe në këtë rezultat kishte edhe kartoni i kuq i dhënë nga Jorgji ndaj Amagba të Apolonisë që në pjesën e parë të sfidës. Golat do të vinin në të dytën, me anë të Lamellarit e më pas Abidun, i cili realizoi me thembër.
Ndërkohë Lushnja mundi 2-1 Korabin, ne një sfidë ku avantazhi i lagunarëve erdhi me një gafë të portierit Kozi. Canka më pas dyfishoi shifrat, para se Spahiu të ngushtonte rezultatin në fund mes pavëmendjes së vendasve.
REZULTATET
LUSHNJA 2-1 KORABI
10′ Meta, 66′ Canka/ 87′ Spahiu
Goli i Spahiut (VIDEO)
Goli i Cankës (VIDEO)
Goli i Metës (VIDEO)
KUKËSI 2-0 APOLONIA
55′ Lamellari, 60′ Abidun
Goli i Abidun (VIDEO)
Goli i Lamellarit (VIDEO)
Kartoni i kuq i Amagba (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













