Masa sigurie në stadiumin e Vlorës, ja njoftimi i policisë në prag të ndeshjes Flamurtari-Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 13:29

Masa sigurie në stadiumin e Vlorës, ja njoftimi i policisë në prag të ndeshjes Flamurtari-Elbasani

Dueli Flamurtari-Elbasani pritet të dhurojë emocione të forta sot, po ashtu janë marrë edhe masa të forta nga policia.FLAMURTARRI“Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë parkuar mjetet në parkimin pranë Pallatit të Sportit në Vlorë, se për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit Flamurtari – Elbasani, kërkohet që të gjitha automjetet të largohen nga ky parkim.

Kjo masë merret për arsye sigurie, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes mund të ketë grumbullime të tifozëve dhe përplasje tifozerish, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mundshme ndaj automjeteve të parkuara.

Lutemi që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë largimin e automjeteve sa më parë, për të shmangur çdo problem të mundshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL