Luftëtarit i duhen pikë për mbijetesë, por Nikaj e paralajmëron: Skuadra është e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 12:52

Luftëtarit i duhen pikë për mbijetesë, por Nikaj e paralajmëron: Skuadra është e plotë

Një tjetër ndeshje delikate e pret Burrelin të dielën, ku luajnë në transfertë ndaj Luftëtarit, që lufton për mbijetesën në Kategorinë e Parë. Rezultatet jo bindëse të javëve të fundit e bëjnë këtë sfidë edhe më të rëndësishme për matjanët.

nikaj

Një hap fals në këtë përballje do t’i komplikonte ndjeshëm pozitat në renditje. Diferenca prej vetëm 6 pikësh me Apoloninë, që mban vendin e nëntë, nuk ofron qetësi për vazhdimësinë e kampionatit dhe çdo pikë mbetet jetike për të siguruar një pozicion sa më komod. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Samuel Nikaj u shpreh optimist, duke theksuar se skuadra do të jetë e plotë dhe e gatshme për të marrë maksimumin në Gjirokastër. “E kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen.

Duke parë edhe pozitat e kundërshtarit, pres një përballje të fortë dhe të luftuar nga të dyja ekipet. Ajo që më bën optimist është fakti se skuadra do të jetë e plotë. Çdo ndeshje duhet vlerësuar në maksimum, sepse vetëm kështu mund të arrijmë objektivi, pozicionim në mesin e renditjes”, u shpreh trajneri Samuel Nikaj.

Në dy përballjet e mëparshme të këtij sezoni, matjanët kanë dalë të pamundur. Ndeshja e fazës së parë në Gjirokastër u mbyll në barazim 0-0, ndërsa matjanët fituan 1-0 në shtëpi, falë golit të Xhabrahimit në minutën e 66-të. Ndërkohë, skuadra është nisur drejt Gjirokastrës menjëherë pas seancës së fundit stërvitore, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL