LUFTA PËR SUPERIOREN/ Skënderbeu fiton mes tensionit, Laçi e ndjek. Pogradeci “stërvitet” me Kukësin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2026 | 23:54

LUFTA PËR SUPERIOREN/ Skënderbeu fiton mes tensionit, Laçi e ndjek. Pogradeci “stërvitet” me Kukësin (VIDEO)

Ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë së Parë kanë vazhduar të njëjtin trend, me fitoret e tre skuadrave të para në renditje.

kategoria-e-pare-1

Siç është bërë e zakonshme, Skënderbeu ka fituar me vuajtje me një rezultat të ngushtë ndaj vendasve në Burrel, ku shpërtheu kaosi pas golit të Beshirajt pasi pretendohej se loja kishte rifilluar pa u kryer një zëvendësim. Për të qetësuar gjakrat e rifilluar lojën u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Laçi ka triumfuar 2-1 në transfertë me Kastriotin dhe ka mbajtur hapin e kryesuesve, ashtu si edhe Pogradeci. Liqenorët kanë vazhduar “avazin” e goleadave, me një sukses të thjeshtë 5-1 ndaj Kukësit në ndeshjen që dukej më shumë si stërvitje mes tyre.

REZULTATET 

POGRADECI 5-1 KUKËSI
1′ Preknicaj, 8′ Greca, 41′ Samake, 44′ (p) Kazim, 90’+2′ Pius / 34′ (ag) Toshevski

GOLI I PIUS (VIDEO)

GOLI I KAZIM (VIDEO)

GOLI I SAMAKE (VIDEO)

AUTOGOLI I TOSHEVSKIT (VIDEO)

GOLI I GRECES (VIDEO)

GOLI I PREKNICAJT (VIDEO)

KASTRIOTI 1–2 LAÇI
62′ Meçja / 6′ Tresa, 25′ Bibo

GOLI I MECJAS (VIDEO)

GOLI I BIBOS (VIDEO)

GOLI I TRESES (VIDEO)

BURRELI 0-1 SKËNDERBEU
72′ Beshiraj

GOLI I BESHIRAJT (VIDEO) (VIDEO)

Beshiraj humb penallti (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL