Lufta për Superioren/ Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 0:07

Lufta për Superioren/ Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola (VIDEO)

Lufta në Kategorinë e Parë për një vend në Superiore mbetet e zjarrtë. Në javën e 25-të nuk pati surpriza, pasi Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci korrën fitore. 3 pikët u morën respektivisht ndaj Lushnjës, Apolonisë dhe Korabit.

bandicam 2026-03-07 14-05-34-990

Nuk pati surpriza, edhe pse për një moment Pogradeci dhe Laçi vendosën në pikëpyetje fitoret. Pogradeci e nisi në disavantazh ndaj Korabit, më pas shënoi katër gola. Në anën tjetër Laçi u barazua 1 me 1 nga Apolonia, por ia doli të gjejë golin e fitores me Myrtën.

Skënderbeu kryesues nuk gaboi me Lushnjën. Nga një gol për secilën pjesë, që të qëndrojë i vetëm në krye. Aktualisht bardhekuqtë kanë 3 pikë më tepër se Laçit dhe 8 pikë më shumë se Pogradeci.

“Panorama Sport” sjell në këtë hapësirë tri ndeshjet e pretendentëve për Superioren. Më poshtë mund të kaloni te tri sfidat e tjera që u luajtën sot.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

Skënderbeu 2-0 Lushnja

44′ Shaqe, 64′ Beshiraj

Goli i Shaqe: (VIDEO)

Goli i anuluar i Skënderbeut: (VIDEO)

Goli i Beshirajt: (VIDEO)

Laçi 2–1 Apolonia

22′ Jiakponia, 73′ Myrta – 45′ Sulo

Goli i Jiakponia: (VIDEO)

Goli i Sulos: (VIDEO)

Goli i Myrtës: (VIDEO)

Pogradeci 4-1 Korabi

16′ Pius, 24′ Indio Oliveira, 62′ Ogunleje, 64′ Lleshaj – 3′ Zeqiraj

Goli i Zeqirajt nga 50 metra: (VIDEO)

Goli i Pius: (VIDEO)

Goli i Indio Oliveiras: (VIDEO)

Goli i Ogunleje: (VIDEO)

Goli i Lleshajt: (VIDEO)

KLIKO PËR TRE NDESHJET E TJERA NË KATEGORINË E PARË: (KËTU)

PANORAMASPORT.AL