Lojtari i Bylisit nuk ka dyshime: Fitorja ndaj Tiranës tregon se këshillat që na dha trajneri…
Muktar Koxhi ka qenë protagonist i fitores së Bylisit ndaj Tiranës, jo duke shënuar gola, por edhe me lojën e tij në të dy fazat, duke vënë në vështirësi vazhdimisht lojtarët bardheblu.

“Jam shumë krenar që marr këtë çmim për ndeshjen. Kjo tregon që këshillat që na ka dhënë trajneri. Nuk e kam merituar vetëm këtë herë trofeun e lojtarit të ndeshjes, por në ndeshjen e radhës do të bëj maksimumin që të bëj edhe më shumë që të ndihmoj ekipin,
E kam ndihmuar ekipin në fazën mbrojtëse pasi trajneri më dha si detyrë që nëse kishte kundërsulme, unë duhej të isha aty, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ne, për klasifikimin dhe që na bën të pozicionohemi më mirë në vendin e gjashtë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë që të marrim më shumë”, tha Koxhi për RTSH pas përfundimit të sfidës.
PANORAMASPORT.AL













