VIDEO/ Katastrofë e paralajmëruar! Vllaznia turpërohet me goleadë nga ekipi i Brdariç dhe i jep lamtumirën Europës
Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Konferencës që në turin e parë të saj, pasi është eliminuar nga Malisheva e drejtuar nga Tomas Brdariç.

Ekipi shkodran pas fitores 2-1 në shtëpi kishte shpresa se mund të administronte ndeshjen e kthimit, edhe mes mangësive të mëdha në radhët e tij për shkak të mosregjistrimit të lojtarëve në kohë si pasojë e bllokimit të merkatos nga FIFA. Por në sfidën e kthimit në Kosovë, në fushë ishte vetëm ekipi vendas, me Vllazninë e cila bëri gabime amatoreske në çdo cep të fushës duke i dhuruar golat dhe rastet vendasve.
Kështu, Malisheva nuk e pat të vështirë të shënonte 5 herë përballë Jukajt, duke kthyer plotësisht fatin e sfidës dhe duke marrë një kualifikim mëse të merituar për në turin e dytë, ndërsa zhyt edhe më shumë në telashe skuadrën shkodrane.
MALISHEVA 5-0 VLLAZNIA
34′, 52′ Uka, 45+2′ Ibishi, 58′ Veliu, 89′ Dulaj
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-0 të Malishevës.
90; Jepen 2 minuta shtesë.
89’ GOL! Përsëri Malisheva, këtë radhë me Dulajn i cili lehtësisht shfaqet para portës dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
88’ Dulaj dhe Murati hyjnë në fushë në vend të Ibishit dhe Kryeziut te Malisheva.
84’ Malisheva shfaqet përsëri në sulm në superioritet numerik, por Ibishi gabon pasimin tek Uka i cili mund të shkonte i vetëm drejt portës.
81’ Tafili i lë vendin në fushë Hajdarit në radhët e Vllaznisë.
81’ Përsëri rrezik për portën e Vllaznisë pas një gjuajtje me kokë të vendasve që përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
80’ Ferati dhe Xhylani lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Lumës dhe Bushajt.
78’ Toma ndëshkohet me të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.
77’ Vllaznia mundohet të shënojë një gol nderi, me Malishevën e cila tashmë i lë më shumë hapësira. Por Balaj nuk ia del të krijojë rrezikshmëri para portës. (VIDEO)
72’ Nafiu provon nga distanca, sfera nuk gjen portën e Jukajt.
68’ Nafiu merr vendin e Isgandarli në radhët e Malishevës.
68’ Simon Uldedaj dhe Sokol Uldedaj hyjnë në fushë në radhët e Vllaznisë në vend të Mustës dhe Pusit.
60’ Çelikoviç dhe Murataj i lënë vendin në fushë Kubazit dhe Arës në radhët e Vllaznisë.
58’ GOL! Malisheva vazhdon turpërimin e skuadrës shkodrane me një aksion nga e majta, ku Veliu mposht Jukajn. (VIDEO)
52’ GOL! Përsëri nga Malisheva! këtë herë është një kundërsulm ku ai niset i vetëm drejt portës, shmang Jukajn dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
52’ Ibishi ndëshkohet me të verdhë.
47’ Uka del përsëri rrezikshëm në krahun e majtë iu vetëm në zonë, por nuk ia del të gjuajë drejt portës. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes. Isgandarli ndëshkohet me të verdhë para saj për shkak të një dialogu me gjyqtarin kryesor.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë. Malisheva 2-0 Vllaznia.
45+2′ GOL! Malisheva 2-0 Vllaznia/ Ibishi tund rrjetën, Malisheva dyfishon shifrat. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ Gabim i rëndë nga Jukaj, por Uka ndalet pikërisht nga portieri i Vllaznisë më pas. (VIDEO)
37′ Dros ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
36′ Isgandarli provon nga distanca. Jukaj kontrollon pa problem.
34′ GOL! Malisheva 1-0 Vllaznia/ Uka gjen golin pas disa rasteve të humbura. Malisheva në avantazh. (VIDEO) + (VIDEO)
30′ Çelikoviç ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
29′ Xhylani ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërpret një aksion të Vllaznisë në mënyrë të gabuar.
23′ Isgandarli e dhuron topin te Jukaj. Dalje e rrezikshme nga Malisheva.
15′ Tjetër rast për Ukën, i cili godet rrjetën e jashtme. Malisheva vazhdon dominimin. (VIDEO)
8′ Jukaj ndal goditjen e Ukës. Tjetër rast i artë për Malishevën. (VIDEO)
5′ Uka humbet rastin e artë, ndërsa ndalet nga shtylla. Malisheva pranë golit të avantazhit. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Malisheva – Vllaznia


PANORAMASPORT.AL













