LISTA/ Vlerat e reja në Superiore! Partizani humbet fronin, dy lojtarë të Dinamos dhe Dodaj i Vllaznisë bëjnë diferencën
Vlerat e lojtarëve të Superiores janë përditësuar sot nga “Transfermarkt”. Platforma e specializuar, që ndër të tjera vlerëson lojtarët, ka sjellë disa ndryshime për futbollin shqiptar.

Partizani ka humbur fronin si klubi me përbërjen më të vlerësuar, pasi tashmë vlera është 5.33 milionë euro. Dinamo i ka marrë vendin e parë me 5.58 milionë euro. Shkak i këtij ndryshimi të dukshëm te blutë është rritja në këtë sezon e Itodo Mandelës dhe Baton Zabërgjës. Egnatia ndjek si vend i dytë me 5.38 milionë euro.
Mandela tashmë vlen 800 mijë euro. 21-vjeçari i sulmit të Dinamos, që u afrua nga Kategoria e Parë përgjatë verës, është lojtari më i vlerësuar i Superiores. Një shok skuadre e ndjek, pikërisht Zabërgja me 700 mijë euro.
Kevin Dodaj është një surprizë e këtij sezoni te Vllaznia. 19-vjeçari e ka vlerën e re 500 mijë euro. Ndërkohë Vujnoviç, i cili ishte lojtari më i vlerësuar pasi iu bashkua Partizanit në Superiore, ka pësuar rënien më të mëdha. Nga 550 mijë euro, tashmë qëndron në kuotën e 300 mijë eurove.
VLERAT E KLUBEVE NË SUPERIORE

“TOP 10” LOJTARËT MË TË VLERËSUAR NË SUPERIORE

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













