Postuar: Shkurt 8, 2025 | 22:51
Lista/ Hamiti dhe Xhaja, më shumë se kushdo në 16 derbet e fundit mes Partizanit dhe Tiranës
Në 3 vite futboll, ku janë luajtur 16 derbe, një rol të veçantë zë edhe gjyqtari. Katër janë arbitrat e Superiores, të cilët kanë dominuar derbet, Hamiti, Xhaja, Cjapi dhe Ferataj. Gjyqtarët kanë drejtuar në 16 derbet e fundit.

Xhaja dhe Hamiti kanë arbitruar respektivisht nga 6 dhe 6 sfida, ndërsa surpriza është Cjapi që ka arbitruar në dy sfida. Një sfidë është drejtuar nga Olsid Ferataj dhe Florjan Lata. Edhe një sy pak i stërvitur, ngacmohet nga mungesa e Enea Jorgjit. Për të parë gjyqtarin e FIFAs në një derbi, duhet të kthehemi pas në kohë, pikërisht në Partizani-Tirana 1-0, në 21 janar 2021.

PANORAMASPORT.AL













