Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 23:02
“Liliputët” e Europës bëjnë çudinë dhe janë pranë kualifikimit, golat dhe renditja para raundit të fundit
Sot janë luajtur nëntë ndeshje të vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Konferencës. Rezultatet surprizë nuk munguan, ndërsa në fund po zhvillohet një garë e vërtetë për fazën “play off” e jo vetëm.

Lincoln Red Imps ishte surpriza e madhe e mbrëmjes. Ekipi i Gjibraltarit mposhti Sigma Olomuc me rezultatin 2-1.
Klube si Kristal Palas dhe Shakhtar Donetsk bënë detyrën duke fituar. Në total u shënuan 16 gola.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Aberden 0-1 Strasburg
Hamrun 0-2 Shakhtar Donetsk
KuPS 0–0 Luzanë
Leç Poznan 1-1 Mainz
Linkoln Red Imps 2-1 Sigma Olomuc
Rakou 1–0 Zrinjski
Rijeka 3–0 Çelje
Shelburn 0-3 Kristal Palas
SK Rapid 0-1 Omonia

PANORAMASPORT.AL













