LIGA E EUROPËS/ Roma shpartallon Sëlltikun në transfertë, Bolonja fiton me përmbysje. Mësoni rezultatet e darkës dhe renditjen pas ndeshjeve të gjashta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 23:01

LIGA E EUROPËS/ Roma shpartallon Sëlltikun në transfertë, Bolonja fiton me përmbysje. Mësoni rezultatet e darkës dhe renditjen pas ndeshjeve të gjashta

Ndeshjet e darkës në Ligën e Europës kanë dhuruar fitore të disa prej ekipeve pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

europa league

Olimpik Lioni ka fituar 2-1 përballë G. A. Eagles dhe tashmë është kryesuesi i renditjes, duke iu bashkuar Midtjylland dhe Aston Vilës. Anglezët fituan jo pa vështirësi me shifrat 2-1 në transfertë ndaj Bazelit për të ruajtur pozicionin e tyre.

Hapa të rëndësishëm kanë bërë edhe Frajburgu me Porton falë fitoreve përkatëse, por sidomos ekipet italiane, Roma e Bolonja të cilat janë zgjuar pas një starti jo edhe aq të mirë. Roma fitoi me shifrat 4-0 ndaj Sëlltikut në transfertë, ndërsa Bolonja përmbysi po jashtë fushe ekipin e Selta Vigos.

REZULTATET 

BAZEL-ASTON VILA 1-2
34′ Daniliuc / 12′ Guesand, 53′ Tielemans

BRAN-FENERBAHÇE 0-4
5′ Aktyrkoglu, 36′, 44′, 65′ Taliska

SELTA VIGO-BOLONJA 1-2
17′ Zaragoza / 65′ (p), 75′ Bernardeski

SËLLTIK-ROMA 0-3
6′ (ag) Skejlls, 36′, 45’+1′ Ferguson

Autogoli i Skejlls (VIDEO)

Goli i Ferguson (VIDEO)

Goli i dytë i Ferguson (VIDEO)

PORTO-MALMO 2-1
30′, 36′ Samu / 90’+5′ Moura

FCSB-FEJENORD 4-3
12′ Ngezana, 54′ Torna, 87′ Tiam, 90’+3′ Tanase / 41′ Tengsted, 44′ Timber, 51′ Sauer

FRAJBURG-SALCBURG 1-0
50′ Beste

OLIMPIK LION-G.A. EAGLES 2-1
3′ Moreira, 11′ Shulc / 6′ Smit

PANATHINAIKOS-VIKTORIA PLZEN 0-0

sdfdfsfdsdfssdfsfdsfdsfdsdf

PANORAMASPORT.AL