Postuar: Janar 10, 2026 | 15:57
Kualifikimi me mund i Bylisit, trajneri Mirel Josa zbulon problemet: Nuk mblidhen dy…
Mirel Josa foli pas kualifikimit të Bylisit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Bylisi fitoi 3 me 2 përballë Laçit, ndërsa u nevojitën shtesat për të shkuar më tej.

“Ne në ato momente që pësuam dy golat, në fund të pjesës së parë dhe dytë, duhet të ishim shumë më të mbledhur. Nga krahët, kur dy krahët e mbrojtjes nuk mblidhen, edhe qendra do të ketë probleme. Janë probleme që i kemi pas më përpara.
Nuk është hera e parë që na ndodhin. Duhet t’i rikuperojmë dhe të shikojmë si do e fillojmë kampionatin. Për mendimin tim, ky 120 minutësh nuk na bëri mirë me këtë terren shumë të rëndë”, u shpreh trajneri Josa pas ndeshjes për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













