Kthehet Kategoria Superiore, dy ndeshjet e sotme mund të vendosin luftën për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2025 | 9:00

Kthehet Kategoria Superiore, dy ndeshjet e sotme mund të vendosin luftën për mbijetesën

Kategoria Superiore kthehet që sot me ndeshjet e javës së 31-të të saj. Do të jenë dy ndeshje të cilat mund të bëhen vendimtare për luftën për mbijetesë të ekipeve.

superiore

Sfida e parë është ajo e orës 15:00 kur në fushë do të zbresin Lacci me Elbasanin. Kurbinasit duan pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë por nëse mundin elbasanasit, rrezikojnë të përfshijnë këta të fundit në vorbullën e rrezikshme që është krijuar në pjesëë e poshtme të klasifikimit.

Ndërkohë, një finale e mirëfilltë për qëndrimin në Superiore është ajo mes Tiranës dhe Laçit që luhet në “Arenën Kombëtare” në orën 18:00. Mbijetesa e të dy skuadrave kalon nga pikët që dalin nga dueli i sotëm, ndaj kjo mund të kthehet në një finale të mirëfilltë për qëndrimin në Superiore.

PANORAMASPORT.AL