Kryefjala e merkatos! Tirana përfiton nga situata e lojtarit, një tjetër emër shfaqet në radarin e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 18:50

Kryefjala e merkatos! Tirana përfiton nga situata e lojtarit, një tjetër emër shfaqet në radarin e bardhebluve

Grigore Turda është një tjetër emër, që po lidhet me një transferim te Tirana. Mbrojtësi 28-vjeçar u afrua te Sarajevo në verë dhe nuk ka përmbushur pritshmëritë. Për këtë po shikohet mundësia e huazimit, ndërsa Tirana është e gatshme të përfitojë.

Screenshot 2026-01-05 184917

Mbrojtësi i qendrës kishte luajtur vetëm në vendin e tij deri në verë. Pikërisht në Rumani, para se të kalonte te Sarajevo.

Turda kërkon të rikthehet sërish në formën më të mirë. Për këtë nuk do të humbë kohë te Sarajevo ku kontrata e lidh deri në vitin 2027.

Tirana prezantoi sot Johan Kortes për qendrën e mbrojtjes. Bardheblutë janë akoma mangët me numrin e lojëtarëve, pas dhjetë largimeve.

PANORAMASPOERT.AL