Kriza e Lushnjës, sportdashësit me sytë nga 1 qershori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 14:00

Kriza e Lushnjës, sportdashësit me sytë nga 1 qershori

Futbolli lushnjar ka prekur fundin dhe e ardhmja mbetet në udhëkryq, pasi askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë Lushnja e sezonit 2026- 2027, që për herë të parë do të luajë në Kategorinë e Dytë. Sportdashësit lushnjarë tashmë janë gjithë sy e veshë nga data 1 qershor, kur pritet të zhvillohet ankandi për privatizimin e pjesshëm të klubit.

LUSHNJA

Bashkia Lushnjë ka vendosur të nxjerrë në shitje 70% të aksioneve të klubit, edhe pse ato rezultojnë aktualisht nën masë sekuestroje konservative. Sipas njoftimit zyrtar, procedura do të zhvillohet përmes ankandit të hapur më 1 qershor 2026, me një vlerë fillestare prej rreth 98 milionë lekësh të vjetra. Megjithatë, dokumentacioni i publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregon një situatë edhe më të rëndë.

Në ekstraktin historik të shoqërisë rezulton se më 17 shkurt 2026 është regjistruar një urdhër nga shoqëria private përmbarimore “Astrea”, ku vendoset masa e sekuestros konservative mbi aksionet e klubit dhe mbi të gjitha të drejtat që burojnë prej tyre. Nga një emër me histori në futbollin shqiptar, Lushnja po përballet sot me borxhe, probleme fi nanciare, procedura përmbarimore dhe paqartësi totale për të ardhmen. Sezoni i fundit ishte ndër më të dobëtit në historinë e klubit, me lushnjarët që e mbyllën kampionatin e Kategorisë së Parë në vendin e fundit, me vetëm 26 pikë.

Rënia sportive ka sjellë revoltë të madhe te tifozët, të cilët prej kohësh akuzojnë drejtuesit për keqmenaxhim dhe mungesë vizioni. Në vend që të fl itet për rikthimin në elitë, sot në Lushnjë diskutimi kryesor është mbijetesa fi nanciare dhe ligjore e klubit. Gjithsesi, gjasat janë që klubi të funksionojë me një drejtim dhe menaxhim të ri duke nisur nga sezoni 2026-2027. Sipas planit aktual, 70% e aksioneve do t’i kalojnë privatit, ndërsa Bashkia Lushnjë do të mbajë 30% të tyre si masë kontrolli dhe sigurie për funksionimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL