Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana zyrtarizon firmën me ish-mesfushorin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2025 | 17:39

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana zyrtarizon firmën me ish-mesfushorin e Dinamos

Klubi i Tiranës ka gjetur shpejt një alternativë për mesfushën pas largimit të Fjoart Jonuzit. Ky i fundit u bë pjesë e Dinamos dhe si për ironi të fatit, bardheblutë janë përforcuar me një lojtar i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e bluve.

smaci

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, Erisildo Smaçi i është bashkuar bardhebluve, duke nënshkruar me kryeqytetasit. Lojtari vinte pas një pjese të parë të sezonit me Bnei Jehuda në Izrael, por duke mos u aktivizuar rregullisht atje.

“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Erisildo Smaçi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve. Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen”, shkrihej në njoftimin e klubit kryeqytetas për firmën me lojtarin.

PANORAMASPORT.AL