Kompleksi i Partizanit ngec përsëri. Leja u mor, por punimet nuk po nisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2025 | 16:18

Kompleksi i Partizanit ngec përsëri. Leja u mor, por punimet nuk po nisin

Para disa javësh në klubin e kuq u përhap me shpejtësi lajmi se Partizani ka arritur të sigurojë lejen për të shkatërruar dy godinat e vjetra të ish-hartografisë, që i hapin rrugën punimeve për ndërtimin e dy fushave stërvitore, që do t’i shërbejnë ekipit të parë dhe akademisë.

partizani-kompleksi

Por pavarësisht lejes, deri më tani punimet nuk kanë nisur dhe nuk dihet ende arsyeja. Kjo ka mbajtur pezull edhe çështjen e fushës së stadiumit “Arena e Demave”, që është sintetike dhe është shndërruar në një problem serioz për ekipin dhe skuadrat rivale.

Stadiumi i kuq është përzgjedhur për stërvitje për kombëtaret U-17 në Europianin që do të zhvillohet në pranverë dhe kjo mund të jetë një arsye e shtyrjes së punimeve, pasi koha për fushë natyrale nuk premton.

PANORAMASPORT.AL