Klubi vlonjat bëhet kantier i hapur, Flamurtari i elitës me stadium të rikonstruktuar
Ngjitja e Flamurtarit në Superiore pas pesë vitesh, ka bërë që klubi vlonjat të kthehet në një kantier të hapur në çdo hallkë. Për momentin, kantieri më i hapur ka të bëjë me investimet që po kryen presidenti Idrizi në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.

Si fillim po punohet për rehabilitimin e infrastrukturës, që ka nisur nga heqja e tapetit të vjetër të fushës dhe shtrimi i tapetit të ri. Për të zhvendosur më pas punimet për përmirësimin e tribunave dhe kushteve të brendshme. Fusha e re e stadiumit është një investim 100% i klubit.
Brenda javës, stadiumi pritet të jetë gati për shtrimin e tapetit të ri. Klubi ka falënderuar edhe Bashkinë Vlorë për vendosjen në dispozicion të mjeteve për heqjen dhe pastrimin e tapetit të vjetër.

PANORAMASPORT.AL













