Klubi i Superiores vazhdon lëvizjet e merkatos në dalje/ Një sulmues e mbyll, tjetri është në dyshim
Te Bylisi duket se është zyrtarizuar edhe largimi i portierit Toni Batista, që do të vijojë karrierën në Seria C në Brazil, ndërsa larg mallakastriotëve duket edhe sulmuesi Berko. Nga lojtarët e tjerë titullarë Ilieski ka zyrtarizuar para pak javësh divorcin me Bylisin, duke qenë se i përfundoi kontrata, ndërsa ende jo braziliani Da Silva.

Ballshiotët pritet që në fund të këtij muaji të nisin organizimin, që do të thotë do të startojnë përgatitet fillimisht në shtëpi, ndërsa më pas mund të shtegtohet jashtë Ballshit, për një fazë të mirëfilltë dyjavore. Por, ajo që bie në sy është fakti dhe promovimi që Bylisi u bëri sezonin e shkuar emrave si: Përndreca, që kreu debutimin me Shpresat U21. Por edhe Përgjoni që veshi bluzën kuqezi për disa seanca dhe do të vijojë që të jetë nën vëmendjen e stafit kuqezi të Silvinjos, që e kanë vëzhguar edhe më parë në sfidat e Superiores.
Ndërsa Aurel Marku qëndroi në stol me U-21 në sfidat e fundit ndaj Hungarisë dhe Turqisë që luajtën 21-vjeçarët kuqezinj të Bushit. Te Bylisi, pritet që brenda kësaj jave presidenca dhe bordi të vendosin, mbi zhvillimin e fazës, apo dhe vendime të rëndësishme, për trajnerin he merkaton. Bylisi është kthyer në target, nga ekipe vendase dhe të huaja, që kërkojnë të blejnë xhevahirët ballshiotë, por ata janë nën kontratë me klubin.
Gjithsesi, kjo periudhë pritet që të jetë vendimtare për lëvizjet te Bylisi, që do të ndikojnë edhe në të ardhmen e mallakastriotëve. Deri më tani nuk ka asnjë shitje të futbollistëve, brenda apo jashtë vendit, edhe pse janë jo pak, por 7-8 lojtarë, shqiptarë dhe të huaj që synohen nga ekipe të tjera. Impiantet janë gati, pasi është ndërkohë ditët e fundit dhe janë mbajtur në kushte mjaft të mira.
ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL













