Kimish në krah të Nojerit: Nga më të mirët në Botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 18:00

Kimish në krah të Nojerit: Nga më të mirët në Botë

Teksa kapiteni aktual i kombëtares foli të premten pas seancës stërvitore të mëngjesit, paraardhësi i tij shkruante pa pushim derisa iu lodhën gishtat: Xhoshua Kimish mbajti konferencë për shtyp, ndërsa Manuel Nojer dha autografe.

kimish nojer

Fakti që ka lindur një debat rreth rikthimit të Nojerit është diçka që bashkëlojtari i tij te Bajerni nuk mund ta kuptoj. “Debati është shumë negativ për mua,” tha 31 vjeçari. “Nga pikëpamja sportive, ky diskutim nuk duhet të ekzistoj fare. Manu është portieri më i mirë i të gjitha kohërave dhe ende një nga më të mirët në botë. Po afrohet një Kupë Bote dhe lojtarët më të mirë duhet të jenë aty. Prandaj nuk e kuptoj gjithë këtë debat.” Kimish u shfaq reflektues gjatë kohës së tij në Herzogenaurash dhe dha gjithashtu një perspektivë të nuancuar mbi atë se kur Kupa e Botës do të konsiderohej sukses për kombëtaren gjermane.

Ai mori si shembull Kampionatin Evropian dy vite më parë, duke thënë: “Luajtëm disa ndeshje të mira, si kundër Skocisë dhe Spanjës, dhe disa më pak të suksesshme, si kundër Hungarisë apo Zvicrës. Megjithatë, dhe pavarësisht eliminimit në çerekfinale, u perceptua si një sukses dhe diçka pozitive, sepse mënyra se si luajtëm u vlerësua.” Prandaj performanca do të jetë vendimtare edhe në Botëror. Për perceptimin, por edhe për suksesin. “Fitorja e një turneu nuk mund të kontrollohet kurrë 100%, por mënyra se si arrihet ndikon në rezultat.” Dhe Kimish shpjegoi se si duhet të jetë ajo mënyrë: “Performanca jonë në fitoren 6-0 kundër Sllovakisë është standardi ynë.”

Në atë ndeshje të fundit kualifikuese nëntorin e kaluar, Gjermania shënoi me bindje dhe qartësi absolute, duke treguar potencialin e saj të fshehur. Megjithatë, në thelb, kapiteni dëshiron të flas më pak për potencialin dhe mundësitë përpara këtij eventi madhor. “Kam ndjesinë se të gjithë në ekipin tonë e dinë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjmë. Që të gjithë e kanë kuptuar gjithashtu se çfarë duhet të kontribuojnë që ne të kemi sukses si grup.”

Ky është një referim i hollë dhe shumë i qëllimshëm ndaj skuadrave të mëparshme të Botërorit. “Ky është ndryshimi me Botërorët e kaluar, ku mendonim se ishim më të mirë sesa ishim në të vërtetë. Folëm shumë për potencialin, por nuk e treguam në fushë.” Prandaj receta e kapitenit tani është kjo: “Duhet të flasim më pak dhe të bëjmë pak më shumë.”

PANORAMASPORT.AL