“Kemi mësuar nga humbja në derbi”, Kote në prag të duelit me Egnatian: Kthehemi sa më shpejt te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2025 | 17:05

“Kemi mësuar nga humbja në derbi”, Kote në prag të duelit me Egnatian: Kthehemi sa më shpejt te fitorja

Partizani do të presë nesër Egnatian në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Në konferencën për shtyp para këtij dueli, krah trajnerit Skënder Gega ka qenë edhe mesfushori i talentuar, Gjergji Kote. -900-0-1744379427xscreenshot-1-341Për ju si lojtar çfarë peshon më shumë tani humbja me Tiranën apo fitorja me Egnatian?

Të dy ndeshjet kanë rëndësinë e vet. Sidomos Egnatian, e kemi kundërshtar edhe në kupë, e cila ka rëndësi për klubin. Edhe derbi ka rëndësinë e vet për lojtarët pasi është një ëndërr të luash në derbi, por edhe ta humbësh atë është një humbje e madhe një mërzi. Kryesorja është të mësojmë sa më shumë nga kjo humbje dhe të kthehemi sa më shpejt te fitorja ndeshjen e radhës.

Gjendja juaj fizike?

Siç e dini kam patur dy dëmtime një afatgjatë dhe një afatshkurtër të cilat kanë ndikuar në gjendjen time fizike. Po mundohem të rikthehem sa më shpejt dhe me ndihmën e e stafit dhe sidomos të trajnerit po rritem dita ditës edhe fizikisht. Po ashtu edhe disa direkte që kam hasur në ndeshje po mundohem ti evitoj dhe të jem në formën time 100%.

PANORAMASPORT.AL