Kategoria Superiore merr vendin e Kombëtares, mësoni parashikimet e “superkompjuterit” për ndeshjet e fundjavës me 2 fitore në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2025 | 22:03

Kategoria Superiore merr vendin e Kombëtares, mësoni parashikimet e “superkompjuterit” për ndeshjet e fundjavës me 2 fitore në transfertë

Pas ditëve entuziazmuese të Kombëtares shqiptare, vëmendja e opinionit futbolldashës në Shqipëri kthehet përsëri te aktivitetet kombëtare dhe sidomos te Superiorja e cila në javën e 7 dhuron duele shumë interesante. Duele, rezultatet e të cilave janë simuluar 10 mijë herë nga sistemi kompjuterit i ekspertëve të statistikave të “Football Meets Data” me përfundime mjaft interesante.

superkompjuter

Sipas parashikimi të “superkompjuterit”, skuadra me koeficientin më të lartë për të marrë një fitore këtë javë është Elbasani, e cila triumfon në 62% të simulimeve që i janë bërë ndeshjes ndaj Vorës.

Ndërkaq, sfida me e ekuilibruar është ajo mes Tiranës dhe Teutës, me përfundime thuajse të barabarta për fitoren e ekipeve, ku bardhebluve u jepen vetëm 1% më shumë shanse.

Ndërkaq, parashikohen që 2 sfida të dalin me suksese të skuadrave në transfertë, pasi Vllaznia ka në favor 42% të parashikimeve për të mundur Bylisin, ndërsa për një fitore të Partizanit ndaj Flamurtarit, kjo përqindje arrin deri në 50.

dsfdsfsddsfdsffsdfd (1)

Ajo që bie në sy është se supersfida e kësaj jave mes Egnatias dhe Dinamos, sipas projeksionit të superkompjuterit, sheh rrogozhinasit dukshëm të avantazhuar për një fitore pasi simulimet e nxjerrin me tre pikë skuadrën e Edlir Tetovës në 54% të rasteve.

PANORAMASPORT.AL