KATEGORIA I, RENDITJA/ Arritja historike e Laçit, i solli Skënderbeut dështimin epik me serinë mbresëlënëse të fitoreve. Kishte qenë i pari vetëm në javën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 20:31

KATEGORIA I, RENDITJA/ Arritja historike e Laçit, i solli Skënderbeut dështimin epik me serinë mbresëlënëse të fitoreve. Kishte qenë i pari vetëm në javën e…

Skuadra e Laçit ia doli të mbyllte këtë edicion në Kategorinë e Parë si fituese e kampionatit, duke ia dalë me një përmbysje epike që në fund të kalonte Skënderbeun.

laci

Fitorja 1-0 me golin e sekondës së fundit të sfidës, ishte vetëm fundi i një ecurie mbresëlënëse për kurbinasit, të cilët në një pjesë të sezonit e panë veten të shkëputur më shumë se 10 pika nga korçarët. Por 18 fitore në 19 ndeshjet e fundit të tyre në sezonin e rregullt, bënë që skuadra e drejtuar nga Naxhi Shensoj, të afrohej pak nga pak duke ia dalë në fund që të kapërcente korçarët.

Për këta të fundit, humbja e kreut mund të cilësohet një dështim epik, pasi kanë mbajtur vendin e parë në klasifikim shpesh të pashqetësuar në 31 nga 33 javët e kampionatit. Në fakt, para javës së fundit, Laçi kishte qenë në vendin e parë edhe një herë tjetër, në javën e dytë të tij. Që atëherë, kreu i përkiste vetëm Skënderbeut, derisa e dorëzoi në fund.

asdsadadsadsadsadsasd

PANORAMASPORT.AL