KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Skënderbeu tani është 4 pikë larg ngjitjes, çdo gjë e hapur në tre javët e mbetura
Ndeshjet e javës së 30-të në Kategorinë e Parë kanë afruar edhe më shumë Skënderbeun me kthimin në Superiore, pas fitores minimale të korçarëve në Burrel.

Llogaritë më të thjeshta tashmë shohin korçarët vetëm 4 pikë larg ngjitjes matematikore në elitë, pa menduar për rezultate e skuadrave që ndjekin nga pas. Laçi e Pogradeci ndërkohë shpresojnë te gabimi i tyre, për t’i rrëmbyer vendin me kurbinasit që kanë një avantazh ndaj liqenorëve për vendin e dytë që siguron ngjitjen direkte.
Në garën për play-off, disa skuadra mund të fillojnë të mendojë që tani për ndeshjet me eliminim si Iliria e Kastrioti, ndërsa Besa duket sikur është ende e rrezikuar nga ndjekësit.
Në luftën për mbijetesë, fitorja e Luftëtarit ka bërë që të ngushtohet përsëri në 2 pikë diferenca mes 4 ekipeve të fundit të tabelës, duke lënë gjithçka të pasigurt për ta në mbyllje të këtij edicioni.

PANORAMASPORT.AL













