KATEGORIA E PARË, MBIJETESA/ Luftëtari bën surprizën dhe rihap luftën, të tjerët me “laps në dorë” (VIDEO)
Java e 30 e Kategorisë së Parë, ka dhuruar një surprizë në ndeshjet sa i përket mbijetesës, pasi Luftëtari i vendit të fundit mposhti Ilirinë e vendit të katërt në transfertë.

Gjirokastritët, me në krye Neritan Novin pas largimit të Bledar Devollit, kanë mundur ekipin e Fushë Krujës duke marrë tre pikë që hapin përsëri çdo skenar për mbijetesën në këtë kategori.
Ndërkohë, Besa-Lushnja dhe Korabi-Apolonia përfunduan pa gola, me skuadrat të cilat ruajtën të pandryshuara në këtë mënyrë pozitat e tyre në renditjen e kampionatit, duke lënë të hapur çdo mundësi për javët në vijim.
REZULTATET
ILIRIA 1-2 LUFTËTARI
64′ Fofana / 2′ Diamanti, 50′ Ziaj
Goli i Fofana (VIDEO)
Goli i Ziajt (VIDEO)
BESA 0-0 LUSHNJA
KORABI 0-0 APOLONIA
PANORAMASPORT.AL













