KATEGORIA E PARË/ Laçi vazhdon me goleada, Pogradeci e zgjidh në fund. Fitore e rëndë e Korabit, shihni rezultatet dhe golat e sotëm (VIDEO)
Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë kanë shtuar edhe më shumë trysninë ndaj Skënderbeut të vendit të parë, i cili luan nesër ndeshjen e vet.

Laçi ka mundur me shifrat 5-1 në transfertë ekipin e Lushnjes, në një sfidë ku skuadra vendase mbeti në mënyrë të çuditshme me 10 lojtarë që në pjesën e parë pasi portieri fyeu tifozët e ekipit të tij duke marrë të kuq.
Ndërkaq, një gol i Pius në minuta e fundit shpëtoi Pogradecin i cili mori tre pikë të rënda në fushën e Apolonisë, me këtë të fundit që u ndëshkua me dy kartonë të kuq.
Rezultati tjetër i rëndësishëm i ditës së sotme ishte suksesi 1-0 i Korabit ndaj Kastriotit, që mund të jetë me peshë për garën për play-off në Kategorinë e Parë.
REZULTATET
Korabi 1–0 Kastrioti
87′ Tepshi
Apolonia 1–2 Pogradeci
53′ Umejiego – 12′ Lesai, 88- Pius
Goli i Lesai: (VIDEO)
Goli i Umejiegos: (VIDEO)
Goli i Pius (VIDEO)
Lushnja 1–5 Laçi
50′ Ntepe – 13′ Tresa, 38′, 58′ Xhoel, 69′ Myrta, 90’+2′ Jiakpona
Goli i Tresës: (VIDEO)
Goli i Xhoel: (VIDEO)
Goli i Ntepe: (VIDEO)
Goli i dytë i Xhoel: (VIDEO)
Goli i Myrtës: (VIDEO)
Goli i Jiakpona (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













