KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Vuloset titulli, play-off dhe mbijetesa! Shihni përballjet e javës së fundit ku shumë gjëra janë ende në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2026 | 22:39

KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Vuloset titulli, play-off dhe mbijetesa! Shihni përballjet e javës së fundit ku shumë gjëra janë ende në lojë

Kategoria e Parë do të vulosë sezonin e rregullt të dielën e ardhshme, kur skuadrat do të kthehen në fushë për javën e 33-të dhe të fundit të tij.

kategoria e pare

Në lojë është titulli kampion, që do të vendoset nga përballja direkte në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit, ku vendasit kanë avantazhin e një pike.

Ka ende luftë për një vend në zonën play-off, me përballje të cilat kombinojnë ekipet që janë në garë për vendin e 6-të, me ekipet që luajnë për mbijetesën dhe u duhet të mësojnë fatin e tyre në javën e fundit.

JAVA 33
03.05.2026, ora 15:00
Korabi – Iliria
Kukësi – Besa
Skënderbeu – Laçi
Lushnja – Kastrioti
Apolonia – Burreli
Luftëtari – Pogradeci

SHIH RENDITJEN KËTU

PANORMASPORT.AL