KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Java e 31-të vendos luftën për Superioren falë një sfide direkte, mësoni përballjet delikate të së dielës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2026 | 17:54

KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Java e 31-të vendos luftën për Superioren falë një sfide direkte, mësoni përballjet delikate të së dielës

Java e 31-të e Kategorisë së Parë do të kthehet të dielën e ardhshme, me përballje të cilat janë shumë interesante për faktin se mund të përcaktojnë luftën për ngjitjen në elitë.

kategoria e pare

Sfidat do të luhen të gjitha të dielën, më datë 19 prill, në orën 15:00 dhe vëmendja e të gjithëve do të jetë te dy duele në veçanti.

Përballja mes Laçit të vendit të dytë dhe Pogradecit të vendit të tretë, si dhe sfida Skënderbeu-Kastrioti, mund të jenë vendimtare për ngjitjen pasi fitorja e skuadrave vendase, mund t’u sigurojë atyre direkt ngjitjen në elitë.

Ndërkaq ndeshjet e tjera interesojnë më shumë luftën për mbijetesë dhe llogaritë që bëhen në fundin e tabelës për të shmangur rënien direkte, me 4 ekipet e fundit të cilat luajnë të gjitha si pritëse.

JAVA 31
19.04.2026 ora 15
:00
Skënderbeu – Kastrioti
Laçi – Pogradeci
Apolonia – Besa
Lushnja – Iliria
Luftëtari – Burreli
Kukësi – Korabi

PANORAMASPORT.AL