“Karuseli” i pafundëm i trajnerëve të Tiranës, Bordin është i shtati në listën e gjatë
Emërimi i Bordinit shënon trajnerin e shtatë të Tiranës në më pak se dy vite, një shifër që tregon më shumë se çdo gjë tjetër mungesën e qetësisë dhe projektit afatgjatë të klubit.
Prej largimit të Orges Shehit më 5 tetor 2023, pankina bardheblu është kthyer në një “karusel” emrash, ku asnjë nuk ka arritur të mbajë gjatë frenat.
Julian Ahmataj (05.10.2023 – 19.02.2024) me 137 ditë, 19 ndeshje, mesatare 1.42 pikë për ndeshje. Erbim Fagu (20.02.2024 – 30.06.2024) me 131 ditë, 16 ndeshje, mesatare 1.44 pikë për ndeshje.
Bledi Shkëmbi (01.07.2024 – 05.11.2024) me 127 ditë, 14 ndeshje, mesatare 0.86 pikë për ndeshje.
Gugash Magani (06.11.2024 – 20.01.2025) me 75 ditë, 10 ndeshje, mesatare 0.70 pikë për ndeshje. Bledi Shkëmbi (21.01.2025 – 19.06.2025) me 149 ditë, 15 ndeshje, mesatare 1.60 pikë/n.
Vangjel Mile (14.07.2025 – 07.09.2025) me 55 ditë, 2 ndeshje, mesatare 0.50 pikë për ndeshje.
Ky rotacion i vazhdueshëm ka penguar ndërtimin e një identiteti të qartë loje dhe ka sjellë luhatje të vazhdueshme në rezultate. Tirana shpesh ka alternuar fitoret me humbje të papritura, duke mos arritur të gjejë konsistencën që kërkon një klub me traditë të madhe.
PANORAMASPORT.AL













